Nxiteni rritjen e thonjve me terapi natyrore!

Edhe thonjtë tuaj rriten ngadalë, ju çahen lehtë dhe ju qërohen? Shkaqet e këtyre problemeve mund të jenë të ndryshëm – duke filluar nga mungesa e vitaminave, mineraleve, disa proteinave, e deri te disbalanci hormonal, sëmundjet e ndryshme të lëkurës, infeksionet e thonjve me kërpudha, etj.
Nuk duhen injoruar as faktorët trashëgues, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mesatarisht, thonjtë rriten 0,1 milimetër në ditë, ku në duar ata rriten më shpejt sesa në këmbë. Nëse doni që ata t’ju rriten më shpejt, atëherë në vend të preparateve të shtrenjta që i gjeni në barnatore, mund të shërbeheni edhe me preparate të lira, që i bëni vetë në shtëpi.

Ja disa ide të dobishme në këtë drejtim.
Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit
3 lugë vaj ulliri
1 lugë lëng të freskët të limonit

Përziejeni vajin dhe lëngun e limonit, ngrohni pak në furrë me mikrovalë dhe zhytni thonjtë dhjetë minuta në ditë.
Kjo është një përzierje e mirë për nxitjen e rritjes së thonjve.

Lëngu i domateve dhe vaji i ullirit
1 dl lëng domatesh
2 lugë vaj ulliri

Përzieni këta përbërës dhe zhytni thonjtë aty për 10 deri 15 minuta në ditë. Kjo përzierje është e mrekullueshme për shërimin e thonjve dhe rritjen më të shpejtë të tyre.

Vaji i ullirit
Nëse nuk keni shumë kohë, në mbrëmje, para se të bini në gjumë, lyeni thonjtë me vaj ulliri dhe lërini gjatë natës që të thithet vaji në thonj dhe në lëkurën rreth tyre.

Limoni i freskët
Për të pasur thonj shkëlqyes, fërkoni ata çdo ditë me rriska limoni. Në këtë mënyrë thonjtë do të jenë të shëndetshëm, shkëlqyes dhe do të rriten më shpejt. Pas pesë minutash shpëlani duart me ujë të vakët.

Vajrat shëruese
Përpos vajit të ullirit, për rritjen dhe shëndetin e thonjve, të dobishëm janë vajrat nga bajamet, jojoba, liri, kungulli, vaji i sythave të grurit, etj. Mund t’i përdorni jo vetëm për lyerje, por edhe në të ushqyerit e përditshëm, gjë që me siguri do ta rritë efektin në shëndetin dhe rritjen e thonjve.

Vaji nga livanda dhe druri i çajit
Në një enë qitni 2 decilitra ujë të ngrohtë dhe qitni disa pika vaj livande dhe vaj të drurit të çajit. Përziejeni ujin dhe zhytni thonjtë aty, duke i mbajtur të paktën 5 minuta.

Çaji bimor
1 lugë të bimës Equisetum, të tharë
Mjaltë

Një lugë halash të thara të bimës Equisetum qitni në gjysmë litri uji të valë, lërini që të qëndrojnë 10 – 15 minuta, më pas kullojeni çajin. Lëreni që të ftohet në temperaturë të dhomës, ëmbëlsojeni me mjaltë dhe e pini. Ky çaj është i mrekullueshëm për thonjtë e çarë, si dhe për përtëritjen dhe rritjen e tyre. Po ashtu, në këtë përzierje mundeni edhe t’i zhytni thonjtë. Mund të provoni edhe me çaj jeshil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button