“Anonymous” publikon rezultatet e para të “luftës” kundër ISIS

Grupi i hakerëve “Anonymous” ka publikuar emra dhe adresa të personave të dyshuar si rekrutues të ISIS. Është bërë publik identiteti dhe adresa, përfshirë edhe numrat e telefonit, të pesë personave nga Afganistani, Tunizia dhe Somalia, për të cilët pretendohet se janë rekrutues dhe në shërbim të ISIS. Gjithashtu janë mbyllur 5500 llogari në Twitter, me synimin për të ndaluar përhapjen e propagandës së ISIS, njofton Mirror, transmeton Portalb.

Gjithashtu ata bëjnë me dije se është gjurmuar edhe një rekrutues “i lartë” në Evropë por adresa e tij akoma nuk është publikuar.

Këto të dhëna, “Anonymous” i publikuan një ditë pasi grupi i tyre i shpalli luftë kibernetike grupit të ISIS, duke thënë që “Do t’ju gjurmojnë dhe nuk do t’ju lëmë të ikni. Ju shpallim luftë.”

Lexo: “Anonymous” kërcënojnë ISIS-in, “Na prisni!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button