Grida Duma: Ne jemi aktorë, që përsërisim ato që thotë kryetari

Grida Duma mendon se politikanët në Shqipëri janë thjesht aktorë, që përsërisin ato që thonë kryetarët e partive.

“Një nga sfidat më të mëdha që kemi është përsëritja e mesazhit të kryetarëve.

Një kryetar partie deklaron një qëndrim politik dhe një nga sfidat e veçanta është që aktorët e tjerë të partive politike ripërsërisin ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën formë mesazhin që numri një i partisë politike ka dhënë.

Nëse ky aktor nuk përçon, që është i gjithi homogjen i lidhur me liderin, atëherë menjëherë aktori brenda grupimit, brenda publikut do të përceptohet si një individ që nuk është brenda linjës”, ka thënë ajo.

Dekslarata e Dumës është bërë gjatë seminarit “Partitë politike dhe komunikimi publik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button