Alarm fals për bombë në qendër të Tiranës

Një alarm fals për bombë ka krijuar panik për disa minuta në qendër të Tiranës. Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë Sahatit, në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, raporton Top Channel.

Policia vendosi menjëherë perimetrin e sigurisë, teksa forcat xheniere u njoftuan për të verifikuar çantën. Alarmi rezultoi fals, pasi çanta nuk kishte asgjë të rrezikshme dhe ishte harruar nga një person.

Policia e Tiranës bën të ditur se nuk ka persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen. Pas sulmeve terroriste në Paris edhe Shqipëria ashtu si vendet e tjera, ka përforcuar masat e sigurisë dhe ka rritur vigjilencën, për shkak të kërcënimit botëror për sulme terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button