Rrezik nga rrëshqitja e dheut në një pjesë të rrugëve

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­-Veles, Mavrovë ­ -Dibër ­- Strugë, Demir Kapi -­Udovë, Koçan­-Dellçevë, Vinicë­-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button