Artikull që demantohet në të gjitha qëndrimet e paraqitura

[Recension: Vetura luksoze për vete dhe për bashkëpunëtorët – prioriteti i parë për ministrin për punë të brendshme]

Ky tekst,  përderisa ende ishin të freskëta emërimet e anëtarëve të, tashmë qeverisë teknike të RM-së, shpejtoi me një informatë se Oliver Spasovski, përndryshe ministër i ri për punë të brendshme, ka marrë hov me “lukset” që mund t’i ofrojë MPB-ja: për dallim prej më parë, qartazi tani ministria e njëjtë, e cila duhet ta ketë parasysh se mund të jetë cak, dha edhe demant zyrtar për njoftimin e tillë.

Луксузни возила за себе и соработницитеLinku deri te artikulli origjinal: Vetura luksoze për vete dhe për bashkëpunëtorët – prioriteti i parë për ministrin për punë të brendshme

Data dhe koha e publikimit: 11.11.2015, 18:58

Data e recensionit: 12.11.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Vetura luksoze për vete dhe për bashkëpunëtorët – prioriteti i parë për ministrin për punë të brendshme. Pasi ka hyrë në MPB, më me rëndësi e ka pasur që të mbledhë sa më shumë vetura luksoze për veten e tij dhe për bashkëpunëtorët. Nuk i ka mjaftuar Mercedesi i blinduar i kabitetit, dhe Spasovski ka marrë Audi, xhip BMW X5 dhe Pasat. Në kabinetin e tij menjëherë është vendosur edhe një ekip i sigurimit i përbërë prej pesë vetash, edhe pse nuk ka mundur ta sqarojë se prej kujt është i ndjerë i rrezikuar kur nuk ka realizuar asnjë përpunim operativ.”

Pas këtij lajmi, arriti edhe demanti i MPB-së ku thuhet se “МPВ-ja potencon se pretendimet e tekstit janë të pavërteta. Ministrit të ri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, iu dha ajo që i takon kabinetit të tij sipas Rregullores për shpërndarjen, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe ripërtrirjen e veturave të Ministrisë për Punë të Brendshme, e cila është miratuar më 30.11.2009, në bazë të nenit 55 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore”.

Demanti flet vetëvetiu. Përndryshe, teksti aludon se Spasovski ka pasur biografi modeste dhe se nuk ka pasur kontakte me këtë shërbim që të fitojë përvojë, pa e theksuar se pikërisht VMRO-DPMNE-ja ka insistuar që për këtë funksion të mos merren parasysh kuadrot me përvojë (!) dhe të zgjidhet politikan klasik, i cili fakikisht në atë mënyrë më lehtë do ta kryente funksionin kontrollues.

Kishte reagim edhe nga LSDM-ja, e cila e përkujtonte luksuzin e Gruevskit, i cili vozitet në Mercedes të vlefshëm 680.000 еuro si dhe për paraardhësen e Spasovskit, Gordana Jankullovskës, e cila vozitet në xhipin e konfiskuar të futbollistit Bekam.

Kjo gjithsesi, është temë e në të cilët ky artikull mund të demantohet për të gjitha qëndrimet e shprehura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button