Mblidhet kryesia e LSI, Meta: Miratimi i platformës së dekriminalizimit i vonuar

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka shprehur mbështetje për procesin e dekriminalizimit, duke theksuar se miratimi i platformës është i vonuar. Meta ka folur në fillim të mbledhjes së kryesisë së forcës që drejton, me temë diksutimi dekriminalizimin dhe transparencën e buxhetit të LSI-së për 2016-ën.

“Duhet të bëjmë të qartë se në lidhje me nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit të partive politike, LSI përkrah fuqimisht, platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në ardhët e saj apo të aderojë për anëtarësim. Për LSI platforma duhet të ishte miratuar dje dhe jo nesër në kuvendin e Shqipërisë, dhe jemi të angazhuar për ta miratuar”, -tha Meta.

Kryetari i LSI prezantoi edhe një vendim të forcës që drejton, i cili parashikon kufizimin e të drejtës së biznesmenëve për tu futur në nivelet e larta të politikës dhe përfaqësimit. Ai theksoi në të njëjtën kohë se pavarësisht përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, LSI do të respektojë barazinë gjinore të përfaqësimit.

“LSI pavarësisht nga ndryshimet që do pësojë apo jo Kodi Zgjedhor do të repskeotjë barazinë gjinore me të paktën 50 %. LSI do garantojë pejsëmarrje më të gjerë të të rinjve. Do të kufizojmë përfshirjen e biznesmenëve me qëllim shmangien e konfliktit të interesit në maksimum. Lidhur me të zgjedhurit aktual, LSI synon të përçojë frymën e parimeve të qeverisjes së mirë”, – deklaroi kreu i LSI.

Më tej Meta prezantoi një vendim të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka të bëjë me transparencën e fondeve të partisë. Sipas tij, çdo e ardhur apo shpenzim do të pasqyrohet në faqen zyrtare në një dritare të posaçme.

“Duke qenë se çështja e financimit të partive, të fushatave, por njëkohësisht transparenca në përjgithësi sa i takon përfaqësimit politik, është mjaft e ndjeshme për opinionin, dhe nisur nga nevoja për të thelluar transparencën para publikut, si dhe në respekt të rekomandimeve të OSBE dhe organimave të tjerë, do ti prezantoj kryesisë së LSI disa masa. Lidhur me financimin e partisë, meqenëse, finacimi është element themelor e ndër më të debatuarit, duhet të japim përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Çdo e dhënë për financiin do të jetë transparente. Në faqen zyrtare të LSI do të ketë një dritare “financat dhe buxheti”, ku do ttë shfaqen qartë të ardhurat nga kuotat, buxheti i shtetit apo KQZ, donacionet dhe çdo formë tjetër e të ardhurave. Do të bëhet publik projekt-buxheti nga kjo mbledhje. Do të zbardhet çdo financim i aktiviteteve të ndryshme”, deklaroi kryetari i LSI Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button