Bizneset me të ardhura deri në 50 mijë dollarë në vit, s’do paguajnë asnjë taksë

Gjatë një konference për mediat dhënë sot, kryeministri Rama konfirmoi se do të hiqen taksat për bizneset me të ardhura deri në 50 mijë dollarë.

“Bizneset që kanë të ardhura deri në 50 mijë dollarë në vit, nuk do të paguajnë asnjë taksë”, tha Rama. Në fjalën e tij ai paralajmëroi më tej se “Për 6 muaj nis tërheqja e inspektorëve tatimorë. Nuk do të ketë më tatimorë që dalin nga zyrat për “të gjuajtur”, tha Rama, sipas të cilit kontrollet do të sinjalizohen nga sistemi elektronik në kasat fiskale.

“Çfarë mund të duash më shumë se kaq?”, tha Rama. Nëse edhe këto nuk vazhdojnë të jenë të rregullt me kuponin, atëherë do të thotë që iu është mërzitur liria”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button