MVL ndau tre çmime për projektet më inovative

Në organizim të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, sot u organizua manifestim rasti ku u ndanë tre çmime për tre projekte regjionale më inovative.

Në konkursin e shpallur kohë më parë, konkurruan tetë Qendra regjionale me gjithsej 15 projekte të realizuara nga viti 2009- 20015 të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë në kuadër të programin buxhetorë për zhvillim të barabartë regjional.

Çmimin e parë për projekt më inovativ e fitoi Regjioni juglindorë me projektin “Revitalizimi i një pjese të bregut të liqenit të Dojranit – Dojrani i Vjetër”. Vendin e dytë e fitoi Regjioni planorë i Vardarit me projektin “ Modernizimi i arsimit parashkollorë në komunat e regjionit të Vardarit me programe për zhvillim të drejtë psikofizik”. Ndërsa vendi i tretë i takoi Regjionit planor veriperëndimore me projektin “ Ndërtimi i Byrosë turistike regjionale, rregullimi i vend piknikëve dhe rritje e kapaciteteve për vendqëndrim në Regjionin veriperëndimore.

Në emër të ministrisë për vetëqeverisje lokale, ndarjen e çmimeve e bëri sekretari shtetërorë Biljana Cvetanovska Gugovska, e cila theksoi se për përzgjedhjen e tre projekteve më të mirë është përkujdesur Komision i veçantë i cili nuk kishte punë të lehtë, Kështu fituesi i çmimit të parë mori 110.000 denarë, i dyti 90.000 dhe i treti 80.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button