Sot Shqipëria sfidohet nga Gjeorgjia

Kombëtarja do të zbres sërish në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë. Takimi do të luhet në “Qemal Stafa” ndërsa pritet që të ketë disa ndryshime në formacionin kuq e zi.

Në dyshim mbetet kapiteni Lorik Cana i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe me shumë gjasë nuk do të aktivizohet për të mos rrezikuar. De Biasi pritet që të hedh në fushë lojtarët të cilët janë aktivizuar më pak gjatë eliminatore për “Francë 2016”, ndërsa pritet që kombëtarja të rreshtohet me skemën 4-4-2. Në sulm, me shumë gjasë do ta nis dyshja, Sadiku-Gashi.

Ndeshja kudër Gjeorgjisë është e dyta për kombëtaren pas ndeshjes së zhvilluar të premten kundër kombëtares së Kosovës, ndeshje e cila përfundoi në barazim me shifrat 2:2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button