Panik i krijuar artificialisht

[Recension: KAOS NË MPB: Spasovski e paralizoi ministrinë]

Ky tekst, i cili gjendet pothuajse në të gjitha mediet proqeveritare, nuk ka lidhje me të vërtetën. Nga asgjëja, krijohet panik vetëm që të nënçmohet ministri i ri për punë të brendshme. Me këtë rast, që nuk është edhe aq e parëndësishme, krijohet panik te qytetarët.

recenzija spasovski ministerLinku deri te artikulli origjinal: KAOS NË MPB: Spasovski e paralizoi ministrinë

Data dhe koha e publikimit: 12.11.2015, 22:34

Data e recensionit: 13.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Ky tekst artificialisht krijon njëfarë krize. Me këtë rast, aspak nuk është e vërtetë se me këtë është paralizuar Ministria për Punë të Brendshme. Sikur të ishte ashtu, as që do të ishte botuar buletini i ministrisë sot në mëngjes, por përkundrazi, kishte njoftim për të gjitha operacionet që i kishte realizuar ministria gjatë mbrëmjes.

Gjëja e dytë me rëndësi është ajo se ministri Oliver Spasovski është emëruar në këtë funksion dhe i ka të gjitha të drejtat dhe obligimet, e gjithsesi edhe përgjegjësitë. Këtë e thekson edhe ish-ministri për punë të brendshme Pavle Trajanovi, i cili për televizionin “Nova TV” thotë:

“Me Ligjin për organet e administratës dhe Ligjin për Ministrinë për Punë të Brendshme, ministri është ai i cili i shqipton të gjitha masat. Është e drejta e tij se a do t’ua përcjellë një pjesë të autorizimeve të tij të tjerëve, ose jo.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button