Kodi i ri zgjedhor, dilema të vjetra, nuk garantohet llogaridhënia nga politikanët

Kodi zgjedhor mbrëmë nxiti grindje te deputetët. Në Kuvend ndodhi betejë e vërtetë verbale kur Pavle Sazdovi, deputet i VMRO-DPMNE-së, përfaqësues i votuesve nga Amerika tregoi rezultate nga një hulumtim vetanak. Sipas hulumtimit në shtete si Franca, Rumunia dhe Kroacia nevojiten më së paku një mijë vota për të zgjedhur deputet nga diaspora. Deputetët e opozitës u nevrikosën me Sazdovin kur ai e pranoi se në fakt jeton në Maqedoni po është zgjedhur si deputet nga diaspora, njofton Alsat-M.

Përderisa deputetët diskutonin për ambicie dhe arritje personale, analistët e organizatës joqeveritare “MOST” vlerësojnë se Kodi Zgjedhor i ndryshuar mundëson organizim të zgjedhjeve të drejta. Megjithatë, thonë ata, gjithçka do të varet nga ajo se a do të respektohen zgjidhjet ligjore prej të gjithë atyre që i organizojnë zgjedhjet dhe të gjithë ata që marrin pjesë në to

Vetëm BDI-ja mbrëmë vonë u përpoq ta qetësojë situatën. Ermira Mehmeti tha se me këtë Kod Zgjedhor është treguar se liderët e partive politike dinë të punojnë së bashku. Megjithatë, ajo shprehu dyshim se vallë me këtë kod zgjedhor do të arrihet qëllimi.

Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, diaspora do të votojë për një listë prej tre deputetësh.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button