Ambasadorja Lorens Oer: “Sulmet terroriste nuk i priste askush”

Pas sulmeve të mbrëmshme, Franca dhe qytetarët e saj janë në shok. Prej sulmeve terroriste, të cilat presidenti i Francës Olland i karakterizoi si një akt i vërtetë lufte, është prekur e gjithë Evropa, tha ambasadorja e Francës për emisionin “10 Minuta”.

“Të gjithë pyesim se për ç’arsye të vriten njerëz të pafajshëm dhe të mbahet një barrë aq e madhe. Kapja pas jetëve të njerëzve të pafajshëm është diçka e pakuptueshme dhe e papranueshme”, tha ambasadorja, Lorens Oer.

Ndaj pyetjes se kjo ngjarje a paraqet lëshim të shërbimeve policore dhe të sigurisë, ambasadorja Oer thotë se nuk bëhet fjalë për lëshime, por për një sulm klasik terrorist, që ndodh kur nuk pret askush.

“Këto sulme ndodhin kur më së paku priten. Këtu s’kemi të bëjmë me lëshime nga ana e policisë. Në kontekst të kësaj, do të shtoja se para ca ditësh, në Tulon u zbulua dhe u parandalua një sulm i ngjashëm, kur një djalosh i ri me arsenal të madh armësh në brez, u pengua ta kryejë sulmin”, shprehet Oer.

Franca i ka përforcuar kontrollet dhe i ka shtuar masat e sigurisë dhe të kontrolleve të kufijve. Mirëpo, ata nuk janë mbyllur në kuptimin e plotë të fjalës dhe se Franca po përgatitet ta organizojë Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në Paris, të planifikuar më 30 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button