Kuvend, punëtori mbi “Parlamentin Frankofon të të Rinjve” (Foto)

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot për herë të parë u mbajt punëtori mbi “Parlamentin Frankofon të të Rinjve”. Në muajin kushtuar Frankofonisë, përmes debatit të të rinjve të shkollave të mesme për temat aktuale në gjuhën frënge, qëllimi i aktivitetit është për promovimin më të madh të gjuhës dhe kulturës franceze dhe për përfaqësimin më të madh të saj në jetën socio-politike të vendit, transmeton Portalb.mk.

Ambasadori i  Francës në vend, Siril Bomgartner theksoi se Frankofonia është realitet institucional dhe politik që realizohet në të gjithë vendin tonë dhe gjuha frënge mësohet në 1/3 e shkollave. Sipas tij, Frankofonia nënkupton vlera, të drejta të njeriut, paqe, shpresë për të nesërme më të mirë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi fuqinë e bashkëpunimit dhe komunikimit gjuhësor e kulturor dhe e karakterizoi këtë eveniment si vendosje të një guri në atë urë të lidhjes së popujve dhe kulturave.

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Abdulla Saliu nënvizoi se Janë pikërisht këto vlera të Frankofonisë, që Kuvendi kultivon dhe promovon gjuhën dhe kulturën franceze. Ai shtoi se ky eveniment është mundësi e mirë për të dëgjuar mendimet dhe nevojat e të rinjve që duhet të përfshihen në jetën sociale-politike.

Kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë- RMV, Liljana Tangi, duke ardhur nga Parisi, inkurajoi nxënësit e shkollave të mesme në këtë eveniment, sepse është ky parlament frankofon i të rinjve që i përgatit për shoqëri demokratike. Ajo urdhëroi të dëgjohen të rinjtë dhe të jemi të hapur ndaj horizonteve të reja e më të gjera.

Foto: Kuvendi i RMv-së

Gjithashtu, u mbajt mbledhja e parë e Parlamentit Frankofon të të Rinjve – Aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!”.

Në debat morën pjesë katër grupe nga shkollat ​​e mesme nga Shkupi, Negotina, Manastiri, Tetova, Gostivari dhe Kumanova.

Të rinjtë frankofonë patën mundësinë të diskutojnë për: luftën kundër fenomenit të lajmeve të rreme; përdorimin e tepërt të internetit dhe mediave sociale nga të rinjtë, mënyrën e të ushqyerit dhe konsumimin e ushqimeve të shpejta, si dhe për Deklaratën për avancimin e vendit dhe rolit të gjuhës frënge në sistemin arsimor dhe në hapësirën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: Kuvendi i RMv-së

Përndryshe, kjo ngjarje u mbajt për herë të parë me iniciativë të Byrosë së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit Francez në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button