Shkupi e fitoi Vardarin

Janë dashur të kalojnë katër xhiro, që basketbollistët e KB Shkupi të shënojnë fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Dytë të basketbollit në Maqedoni.

Edhe kësaj here në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair nuk ka munguar përkrahja e tifozëve të Shkupit, të cilët në momente dramatike i kanë dhënë krahë skuadrës së zemrës për të shënuar fitore ndaj rivalit të qytetit.

Edhe pse Vardari për momentin është në pozitën e dytë dhe erdhi si favoritë në këtë ndeshje, kjo në asnjë moment nuk ka paraqitur probleme për basketbollistët e Shkupit, të cilët të udhëhequr nga trajneri Enver Miftari, gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mire, ndërsa në fund me plot meritë shënuan fitore me rezultatin 84:75. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button