Veton Surroi nuk ndalet në bindjen se ka një Islam edhe politik

Ka qenë një koinçidencë fakti që promovimin e librit më të fundit në Panairin e Tiranës,Ambasadori i Melizedekut, publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi, ta bëjë pikërisht nën atmosferën e sulmeve terroriste në Paris, për të riktheksuar dhe njëherë atë që i mëshon fort dhe në libër: Islamin politik.

Ndërsa fliste për librin në Pallatin e Kongreseve, ai e quajti atë, pra Islamin Politik, një kërcënim serioz edhe për shqiptarët.

Islami Politik është një rrezik dhe ne jemi kombi më i rrezikuar në Evropë, jo nga aspekti i sigurisë, por sepse tradicionalisht dhe në shekuj kemi arritur të integrojmë religjonet brenda kombit tonë dhe kjo është një pasuri e jashtëzakonshme që nuk e ka asnjë popull tjetër. Ne nuk kemi asnjë identitet religjoz mbi të tjerët me të cilin mund të identifikohen shqiptarët dhe, në momentin kur brenda religjionit ekziston një lëvizje e cila kërkon të krijojë dominancë, kjo në botë ose brenda hapësirës ku vepron Islami Politik, meqenëse baza është mohimi I kombit, atëherë kjo godet ADN-në e shqiptarëve. Maqedonia është hapësira ku ekziston një sulm i drejtpërdrejtë dhe Islami Politik përpiqet të dominojë mbi brishtësinë e politikës shqiptare atje”, ka thënë Surroi.

Por ndërkohë, në asnjë lloj literature, fetare ose jo fetare, por që merret me çështje religjioze, nuk ekziston termi Islam Politik. Aq më pak nëse ai mohon dhe kombin, transmeton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button