Ja kush e bëri simbolin e paqes së Parisit

Portreti i kullës së ajfellit si simbol i paqes që u përdor nga të famshmit si Kim Kardashian, Ellen DeGeners dhe Nick Jonas, u kijua nga një artist i ri francez për të bashkuar botën.

Jean Jullien një 27 vjeçar artist vizuel tregoi për TMZ se kur lajmet në lidhje me sulmet filluan të shpërndaheshin natën e mbrëmshme, ai kishte nevojë që në një mënyrë të shprehte veten e tij.

Ai tha se reagimi i tij i parë ishte që të vizatonte simbolin e paqes dhe ta shpërndajë atë si një shenjë e solidaritetit, kulla duke shërbyer si një imazh që bota të mund të lidhet me të, transmeton Klan Kosova.

Që atë ditë, kjo figurë/vizatim është kudo…duke u bërë një simbol mbështetës jozyrtar. Tweeti-i i parë i Jullien-it në lidhje me vizatimin tashmë është shpërndarë nga gati 50 mijë njerëz dhe të famshmit kanë ndihmuar që ky numër të rritet edhe më shumë.

Fatmirësisht, shokët dhe familjaret e Jullien-it janë të gjithë sigurtë dhe mirë.

Ai tha: “Ky është një vizatim/imazh për të gjithë, ky është mesazh i paqes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button