USHT- tribunë shkencore kundër dhunës

Në ambientet e Amfiteatrit të Fakultetit Juridik në USHT, gjatë ditës së enjte u mbajt tribuna shkencore, me temë ,,Stop dhunës”, kjo për më tepër si masë parandaluese e dhunës në mesin e të rinjve, veçanërisht të asaj shkollore, që kohëve të fundit në Maqedoni ka marrë përmasa shumë më të mëdha. 

Kjo tribunë u organizua nga ana e Organizatës joqeveritare “Zgjate dorën”, e cila një ndër angazhimet e saja parësore e ka gjetjen e mirëkuptimit në mes njerëzve dhe parandalimin e dhunës në mes tyre, në çfarëdo dimensioni që të jetë ajo, por veçanërisht të dhunës së shkaktuar në mesin e të rinjve, të cilët janë edhe pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, që bien pre e situatave të caktuara. OJQ  “Zgjate dorën”, në fokusin e aktivitetit të saj ka evidentimin e disa nga problemet më shqetësuese të shoqërisë. 

Gjatë kësaj tribune që u organizua në ambientet e Fakultetit Juridik të USHT-së, nga ana e organizatorëve, por edhe e profesorëve të USHT-së, veçanërisht nga Fakultetit Juridik, siç ishin Doc. Dr. Bekim Kadriu, ligjërues në këtë fakultet dhe Mr. sc. Faton Shabani, asistent dhe njëkohësisht koordinator për ECTS në Fakultetin Juridik. 

Në këtë tribunë, me kumtesa e tyre lidhur me trajtimin e këtij fenomeni u paraqitën edhe profesorët e Katedrës së Sociologjisë të Fakultetit Filozofik, Doc. Dr. Ibish Kadriu dhe Doc. Dr. Abdylnaser Sinani. Nga të gjithë studiuesit, dhuna dhe të gjitha pasojat e saj u trajtuan në dimensione të ndryshme, duke  sjellë me këtë rast të dhëna lidhur me efektet shumëdimensionale që shkakton dhuna në ambiente të ndryshme shoqërore. Sipas ligjëruesve, grupi më i prekur nga ky fenomen, që u trajtua në mënyrë të veçantë, ishin të rinjtë, pasi siç u tha, ata janë pjesa e shoqërisë që më së shumti e reflektojnë agresivitetin dhe dhunën, sidomos në ambientet e hapura sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button