Lamar Odom ka dëme të mëdha në tru, nuk i njeh familjarët

Lamar Odom është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë me komunikimin dhe levizshmërinë, dhe sipas TMZ-së ai është në një gjendje të keqe saqë nuk mund të njohë as miqtë e tij të ngushtë dhe familjen.

Burimet e TMZ kanë treguar se Odom nuk është në gjendje të flasë më shumë se një fjalë madje nganjëherë edhe fare, transmeton Klan Kosova.

Pjesa më e frikshmë është ajo se ish – basketbollisti nuk ishte në gjendje të njoh mikun e tij më të vjetër dhe anëtarët e familjes kur ata e vizituan atë.

Burimet kanë shtuar se ai ka pësuar dëmë të mëdha në tru.

Lamar është shtruar në spital që nga 13 shtatori kur ai u gjet pa ndjenja në një bordello në Vegas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button