“Kaubojsi” Ndocaj: Pengu im diploma, por do ta blej një

Deputeti më i ri i parlamentit, Eduard Ndocaj, i ftuar në “Zonë e Lirë” në TV Klan, sqaroi deklaratën e bërë në kohën kur mandatin, për 500 milionë lekë të harxhuara.

“Nuk janë lekë që ia kam dhënë kujt, por pará të harxhuara gjatë fushatës”, tha Ndocaj. “Unë jam biznesmen, mbaj bilanc, dhe kam llogaritur paratë e harxhuara në gjashtë muajt e fushatës. Unë llogaris dhe quaj humbje edhe punën që s’kam bërë në atë kohë në Itali”.

Ndocaj tha se për fushatën ka sjellë nga Milanoja, ku ka firmën e ndërtimit, 40 makina, të cilat i vuri në funksion të fushatës së socialistëve më 2013.

I pyetur nga Arian Çani se me cilën parti do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, “Kaubojsi” u përgjigj se kjo nuk ka rëndësi.

“Do jem kandidat më 2017. Nuk më intereson me cilën parti, më duken të gjitha njësoj”, tha Ndocaj.

Ndocaj tregoi se në fillimet e tij në Itali ka punuar si pastrues dhe murator.

Deputeti i ri ka arritur pothuajse gjithçka që dëshiron dhe tani i ka mbetur peng që nuk ka diplomën e universitetit. Megjithatë, thotë se do ta blejë edhe atë.

Pasi Çani i vuri në dukje se universiteti Kristal është mbyllur e s’ka ku ta blejë, “Kaubojsi” thotë se “këtu të gjithë Kristal janë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button