Jashari në Prespë: “Inkurajojmë prodhuesit e mollëve të shfrytëzojnë subvencionet”

Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim sot qëndroi në Prespë, me ç’rast u takua me prodhues të mollëve dhe me ata që shfrytëzuan mjete financiare për pajisje bujqësore, njofton Portalb.

“Rajoni i Prespës, siç dihet, prej kohësh është i njohur për prodhimin e mollëve. Ne jemi këtu që t’i promovojmë politikat e reja në sferën e bujqësisë, por edhe mundësit për shfrytëzimin e subvencioneve. Në kontekst të zhvillimit të përpunimit të produkteve bujqësore, ne inkurajojmë prodhuesit e mollëve që t’i shfrytëzojnë subvencionet që i ofron Qeveria në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Për këtë qëllim, për bujqit dhe blegtorët e mjediseve dhe komunave shqiptare, për vitin 2016 janë ndarë 37 milionë euro, shumë kjo që relativisht është konsiderueshme për t’i shtuar kapacitet prodhuese, por edhe për t’u pajisur me makineri moderne që këtyre prodhuesve punën do t’ua bënte më të lehtë.” – tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button