MPB: Ministri personalisht vendos nëse dhe kujt ia transferon autorizimin

“Ministri i Punëve të Brendshme personalisht vendos nëse dhe kujt do t’ia transferojë autorizimin të cilin e nxjerr nga rregullat ligjore në të cilat është paraparë mundësi që kjo edhe të transmetohet, gjegjësisht nëse për çështje konkrete për të cilat ligjet parashikojnë që ministri të sjellë vendime, ministri do t’i nxjerrë personalisht ose autorizimin për sjelljen e tyre do t’ia transferojë një tjetër të punësuari”, këtë e kumtoi MPB-ja pasdite në lidhje me Telegramin e mbrëmshëm me të cilin ndaluan të vlejnë autorizimet nga ish-ministrat për personat udhëheqës në Ministri, transmeton Shenja.

Në pajtim me serinë e ligjeve materiale dhe rregullave tjera, ligji për punë të brendshme, Ligji për kontroll të brendshëm publik financiar, Marrëveshja kolektive e MPB-së…, është paraparë që ministri ose personi i autorizuar nga ana e tij të sjellë lloje konkrete të vendimeve për çështje të ndryshme.

“Duke e pas parasysh thënien, kur bëhet fjalë për rëndësinë e nocionit ‘autorizime të transferuara’, tregojmë se bëhet fjalë për autorizime konkrete të cilat ministri i ka në pajtim me rregullat konkrete ligjore, ku në vetë dispozitat ligjore, qartë është theksuar se ministri ose punonjësi i autorizuar nga ana e tij është autorizuar të sjellë akte konkrete me të cilat do të vendos për çështje të caktuar”, thekson MPB-ja.

“Transferimi i autorizimit nuk e prish kryerjen e punëve të cilat bien në fushën e kompetencës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëherit, autorizimet e transmetuara për të cilat bëhet fjalë, nuk mund të pasqyrohen ndaj zbatimit të aktiviteteve për të cilat Ministria e Punëve të Brendshme është kompetente të veprojë në pajtim me Ligjin për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore, në pajtim me Ligjin për punë të brendshme, Ligjin për polici dhe një numër të madh të ligjeve tjera dhe kanë të bëjnë me zbatimin e aksioneve konkrete, arrestime, kontroll dhe urdhër, zbatimi i të cilëve është paraparë në pajtim me rregullat ligjore dhe aktet nënligjore”.

Kuadrot udhëheqëse dhe punonjësit në MPB në përgjithësi, janë të obliguar rregullisht t’i kryejnë obligimet nga problematika dhe kompetenca e saj të konfirmuar në ligjet materiale, në mënyrë edhe nën kushte të konfirmuara me rregullat ligjore dhe aktet nënligjore dhe në pajtim me detyrat konkrete të punës të konfirmuara me aktet për organizim dhe punë gjegjësisht sistematizim të vendeve të punës në Ministri. Në këtë kuptim, autorizimet e transferuara për çështjet  për të cilat ministri në pajtim me ligjin mund të vendos nëse do t’i transmetojë një punëtori tjetër ose do t’i kryejë personalisht, nuk reflekton ndaj punës së rregullt të punëtorëve, për të cilët nuk ka kurrfarë pengesa formale-juridike që të veprojë në mënyrë të vazhdueshme, në kojë dhe me përgjegjësi, në pajtim me kompetencat e konfirmuara dhe përgjegjësitë në fushën e kompetencës së tyre.

MPB-ja njëherit njofton se është në vijim procesi i analizës dhe vlerësimit nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe përgatitja e vendimeve konkrete për transferimin e autorizimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button