Ministri i ri i MPB, Spasovski do duhet ta arrestojë Zoran Zaevin

Ministri i ri i brendshëm i Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së, do të duhet ta paraburgosë dhe ta nxjerrë në gjyq liderin e opozitës, Zoran Zaev, njofton Alsat-M. Këtë detyrë do ta ketë policia më 2 dhjetor pasi gjykatësja në rastin “Puç” Ljubinka Bashevska kërkoi që Zaev në Gjykatë të dërgohet me polici, pasi as sot nuk u paraqit në seancën e caktuar. Avokatët e Zaevit ishin kundër këtij vendimi, pasi ata presin që rastin “Puç” së shpejti ta marrë Prokurorja Speciale, Katica Janeva.

Megjithatë gjykatësja mbetet në qëndrimin të kërkojë sjellje në gjykatë me polici, pasi për shkak të mungesës së liderit të opozitës seanca është shtyrë për të pestën herë me radhë.

Avokatët e Zaevit dhe të akuzuarve të tjerë nuk u deklaruan jashtë sallës së gjyqit. Nga LSDM thonë se kryetari i tyre do të paraqitet para gjykatës pasi rastin ta marrë Katica Janeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button