Orban, xheloz ndaj Turqisë: BE-ja s’duhet t’i japë 3 miliardë euro

Kryeministri kontravers i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur hapur xhelozinë ndaj Turqisë, së cilës BE-ja i ka dhënë 3 miliardë euro ndihmë për të menazhuar në front të parë fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

“Qëndrimi i Hungarisë është që Bashkimi Evropian nuk duhet që gjatë negociatave me Turqinë të shfaqë se Ankaraja është shpëtimtari i kësaj situatë.

BE-ja së pari duhet të vendosë linjën e saj të mbrojtjes. Ne duhet të jemi në gjendje që të mbrohemi edhe pa turqit. Kur të tregojmë këtë, atëherë do të jetë më lehtë që të negociojmë me Turqinë”, tha Orban.

Hungaria është anëtari i parë i BE-së që mbylli kufirin e saj me Serbinë dhe Kroacinë, për të parandaluar fluksin e refugjatëve, ndërkohë që Turqia po trajton një numër të madh refugjatësh në territorin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button