Selmani: Do ftojmë qytetarët të mos paguajnë taksën radiodifuzive

Gjatë takimeve të grupeve të punës për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, këtë javë është diskutuar për mediat. Në kontekst të kësaj, sot në Klubin e deputetëve nën prezencën e Piter Vanhaute dhe të përfaqësuesve të mediave të Maqedonisë, u diskutua për problemet dhe sfidat e mediave në vend, ku pjesëmarrës ishte edhe Portalb.mk.

Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë tha se mediat në Maqedoni përballen me tre probleme kyçe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Sipas tij, hapi i parë është dorëheqja e zv.kryeministrit të Maqedonisë Vladimir Peshevski.

“Ne patjetër duhet të dërgojmë mesazh deri te opinioni se ata politikan që kanë guximin të sulmojnë median dhe gazetarët do ta mbarojnë karrierën politike. E dyta është çështja e financimit. Nëse mediat vazhdojnë të financohen nga paratë publike, ne nuk mund të pretendojmë që të kemi media të lira sepse ai që e financon ai edhe e kontrollon. Çështja e tretë është zgjidhja konkrete që ne ofrojmë për shërbimin publik, RTM dhe rregullatorin e mediave.” tha Selmani, transmeton Portalb.

Ai komentoi është  qëndrimin e opozitës në këtë rast duke e konsideruar si qëndrim jokorrekt dhe duke i fajësuar se as ata nuk përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme por mundohen të ndajnë ndikimin me partitë në pushtet mbi RTM-në dhe Agjencinë e mediave. Ai madje shtoi se nëse vazhdohet me këto insistime, SHGM do ftojnë opinionin që të mos paguaj taksën radio difuzive duke thënë se “atëherë ai shërbim nuk është i qytetarëve por është i partive politike. ”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button