Gjykatësja : Herën tjetër, Zaevin do ta sjellim këtu me roje

Seanca e sotme e gjyqit për rastin “Puç” është shtyrë përsëri përshkak të mosparaqitjes në seancë të të akuzuarit të katërt, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Avokati i Zaevit, Filip Medarski, tha se klienti i tij sot udhëton jashtë shtetit përshkak të disa aktiviteteve ndërkombëtare dhe si dëshmi për këtë paraqiti një kopje të bilëtës së aeroplanit.

Gjykatësja,Lubinka Basheska, reagoi ndaj kësaj mungese dhe tha se herën e ardhshme do të duhet të nxjerrë urdhër për ta sjell këtu me roje.

“Unë kam toleruar shumë dhe aspak nuk e dua këtë situatë. Zaevi insistoi në të tijën dhe do të më duhet që në seancën e ardhshme të nxjerrë vendim që ta sjellë këtu me roje.” – tha Basheska.

Avokati Medarski tha se nuk ka nevojë për një veprim të tillë dhe se Zaev do të paraqitet në gjyq kur rasti t’i kalohet prokurorisë speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button