Hidhet gurthemeli i Zonës ekonomike në Tetovë

Kryeministrit Nikola Gruevski, kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ministrave shqiptarë dhe personaliteteve të shumtë të jetës politike dhe ekonomike të vendit zyrtarisht me vendosjen e gurthemelit shënuan fillimin e punimeve në Zona e Lirë Ekonomike të Tetovës.

Në fjalën e tij, kryeministri Gruevski ka vlerësuar projektin si madhor dhe dobiprurës për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe më gjerë. 

“Kjo zonë e Tetovës është projekt i Qeverisë, për të zhvilluar ekonominë dhe për të nxitur punësimet. Vendimi u mor në vitin 2010, kur u tejkaluan të gjitha sfidat, mes të cilave edhe pronësia e truallit. Qeveria do të ndihmojë projektin duke ndërtuar infrastrukturën e jashtme dhe atë rrugore, ndërsa detyra e kompanisë ‘Normak Investment’ është të kujdeset për infrastrukturën e brendshme”, ka deklaruar kryeministri. 

Sipas tij, zona fiton edhe më shumë rëndësi për faktin se ndodhet në autostradën që lidh vendin me Shqipërinë. 

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ka përshëndetur fillimin e realizimit të projektit, duke thënë se ai paraqet një rëndësi të madhe ekonomike për rajonin e Pollogut.

“Përveç rritjes ekonomike që do të krijojë kjo zonë me investime që do të sjellin kompani të ndryshme, realizimi i projektit përgënjeshtron të gjithë skeptikët dhe gojëkëqijtë se ai do të dështonte. Ne nuk u dorëzuam kurrë dhe ia arritëm qëllimit”, ka deklaruar ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button