Erdogan: Samiti G20 në Turqi do të jetë më efektivi deri më tani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë iu është përgjigjur pyetjeve të Drejtorit të Publikimeve të Lajmeve në Turqi pranë Anadolu Agency (AA), Hasan Öymez, në rezidencën Mabeyn e cila ndodhet në Stamboll. Erdoğan ka folur gjerësisht rreth Samitit të Liderëve të vendeve të G20.

Në lidhje me Samitin G20 i cili do të organizohet në Antalya Presidenti turk u shpreh se: “Kemi kaluar nga një proces përgatitorë shumë i rëndësishëm dhe është bërë një punë e mirë. Besoj së në datat 14 – 15 dhe 16 do të shikojmë një Samit shumë më ndryshe. Si ne ashtu edhe vendet ku kanë për të qëndruar miqtë dhe të ftuarit tanë kanë për të gjetur hapësira shumë më ndryshe nga ato që kanë parë deri më tani qoftë për qëndrimin apo për takimet e mundshme mes tyre”.

Erdoğan rikujtoi se mbledhja e parë e G20-ës e organizuar në Washington në vitin 2008 ishte e fokusuar në krizën globale ekonomike dhe më pas shtoi se ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e këtij Samiti përveç atij të organizuar në Brisbane të Australisë.

Që nga ai Samit është nxjerrë në pah një kujtesë në këtë temë tha Erdoğan dhe më tej vazhdon duke shtuar se: “Pa dyshim që duke pasur parasysh që me ceremonitë hapëse dhe me temat që janë sjellë në axhende dhe jashtë këtyre ceremonive, këto Samite mund të konsiderohen forume të cilat i japin një drejtim të caktuar ekonomisë botërore. Jashtë ceremonive dhe takimeve zyrtare edhe në darkat e punës fliten tema shumë të ndryshme. Për shembull një nga temat e rëndësishme që është menduar të flitet në këto darka pune është edhe ajo e ndryshimeve klimaterike si dhe çështja e terrorizmit global”.

Duke theksuar se dëshiron ta shohë përsëri vendin i cili është shpallur si zonë sigurie dhe në të cilin do të organizohet Samiti i G20-tës Erdoğan tha: “Kemi kaluar nga një proces përgatitorë shumë i rëndësishëm dhe është bërë një punë e mirë. Besoj së në datat 14 – 15 dhe 16 do të shikojmë një Samit shumë më ndryshe. Si ne ashtu edhe vendet ku kanë për të qëndruar miqtë dhe të ftuarit tanë kanë për të gjetur hapësira shumë më ndryshe nga ato që kanë parë deri më tani qoftë për qëndrimin apo për takimet e mundshme mes tyre dhe mendoj që kanë për të qenë përballë një Samiti të pa harrueshëm në Antalya”.

– “I organizuan mbledhjet dhe përfundimet e tyre na i paraqitën ne”-

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan duke vënë në dukje se ka patur rreth 35 grupe të ndryshme nga 20 shtete të botës përfshirë dhe shumë vende europiane në vazhdim tha: “Në këto takime ne si Turqi kemi organizuar takime bilaterale dhe mes delegacioneve duke pasur parasysh paraardhësin tonë Australinë dhe pasardhësin tonë Kinën, pra si Trojkë. Në këto takime është diskutuar se çfarë mund të bëjmë ne në të ardhmen? Në pjesën e grupeve ka 6 grupe përbërëse. Brenda këtyre grupeve është Grupi i Biznesmenëve, Grupi i Sindikatave, Grupi i Shoqërisë Civile, grupin të cilin ne e quajmë Rinia 20, B20 dhe së fundmi grupi i shtuar gjatë Presidencës tonë, Grupi i Grave 20 (W20)”.

Edhe në 6 grupet përkatëse ka përbërje mes tyre  vuri në dukje Erdoğan dhe shtoi se tema si energjia dhe bujqësia janë përfshirë në shumë tematika të diskutuara në rreth 70 mbledhje të ndryshme. Erdoğan në vazhdim u shpreh se: “Mendoj se në këtë pikëpamje G20 gjatë Presidencës tonë ka kaluar shumë aktive, punëtore dhe efikase nga të gjitha Presidencat e tjera. Normalisht kur e themi këtë dua të theksoj se këtu përfshihen edhe mbledhje të ndryshme të grupeve dhe sekretarive të grupeve të ndryshme të organizuar në këtë kuadër dhe të përcaktuar nga ne edhe jashtë Turqisë duke filluar nga SHBA-ja. Pas realizimeve të këtyre takimeve përfundimet i sollën tek ne. Së fundmi në Rezidencën e Presidencës së Turqisë unë shtrova një darkë punë për këto delegacione dhe këtë e dëgjova veçanërisht nga ata”.

Erdoğan, tha se risia e këtij Samiti është W20-ta dhe se ndër temat që pritet të diskutohen në këtë takim të rëndësishëm janë ato si, energjia, sipërmarrja e vogël, siguria ushqimore dhe ndryshimet klimaterike. Ai shtoi gjithashtu se terrorizmi ndërkombëtarë është një tjetër temë e rëndësishme që pritet të parashtrohet në darkat e punës gjatë këtij Samiti.

“Un kam besimin se raporti përfundimtarë i Samitit të Antalyas do të jetë një raport i tejmbushur dhe në Samitet që do të organizohen më pas do të tregohet me gisht dhe do ti tregojë rrugë mbledhjeve të ardhshme të G20-tës me shprehjet, “Vendimet e marra në Samitin e Antalyas” apo “Ashtu sikurse u theksua në Samitin e Antalyas”.

– “Përfshirja e financave Islame në këtë Samit do të jetë një fuqi shumë serioze”-

Çdo Samit i G20 ka titujt e veta të veçanta tha Erdoğan dhe më tej shton se temat e këtij Samiti janë “Gjithëpërfshirja”, “Investimi” dhe “Praktikimi”.

Erdoğan duke theksuar se rininë, gratë dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SVM) janë futur në “gjithëpërfshrije” në vazhdim ka theksuar se: “Bashkë me gjithëpërfshirjen ka një koncept rritjeje gjithpërfshirës. Këtë e sollëm deri këtu. Kjo ka shumë rëndësi, nuk përjashtojmë askënd. Pasi këtu folëm për grupet me të ardhura. Kjo temë është e rëndësishme për shtetet pak të zhvilluara dhe ato që janë në zhvillim. Edhe për vendet e zhvilluara në këtë pikë i kemi trajtuar në grupin e gjithëpërfshirës. Tematikat e investimeve ato të infrastrukturës janë të një rëndësie të veçantë. Në lidhje me investimet në infrastrukturë kur shohim shifrat deri në 2030-tën kjo mund të jetë e frikshme për dikë. Ç’është kjo shifër? Pritet që të investohet rreth 80 trilion deri në 100 trilion dollarë”.

Presidenti i Turqisë shton më tej: “Por si do të realizohet kjo? Në këtë pikë bashkëpunimi mes shtetërorit dhe privatit ka një rëndësi të veçantë. Nëse hidhet një hap i tillë atëherë ky problem mund të zgjidhet. Nëse nuk investoni në infrastrukturë nuk mund të zhvilloni investimet infrastrukturore. Për këtë arsye shtetet të cilat janë pak të zhvilluara dhe ato që janë në zhvillim duke bashkëpunuar shtet privat…”.

“Turqia në këtë pikëpamje është një nga shembujt më të bukur. Në 12 vitet e fundit këtë problem kështu e zgjodhëm. Edhe në të ardhmen këtë proces në këtë mënyrë do ta vazhdojmë. ‘Bankat Islamike’ që në Turqi quhet si sistemi i ‘Pjesëmarrjes së Hapur’ dhe që un dua ta quaj si ‘Financa Islame’ mund të jenë një ndihmë shumë e rëndësishme për këtë mendoj. Në lidhje me këtë temë vazhdimisht është punuar. Nëse nuk ka praktikë është e kotë dhe e pa kuptimtë për temat e tjera. Kush mund ta vendosë vullnetin e praktikës? Drejtuesit. Drejtuesit në këtë kontekst janë të detyruar të vendosin përpara një vullnet në mënyrë që të kemi një frut në këtë pikë”- u shpreh Erdoğan.

– Protokolli i Kyoto-s-

Presidenti Erdoğan duke theksuar se në një nga darkat e punës i cili pritet të organizohet në Samitin e G20 do të jetë ajo për“ndryshimet klimaterike tha se: “Kam bërë disa deklarata me anë të një konference mbi ndryshimet klimaterike të organizuar nën kryesimin e Sekretarit të OKB-së. Këtyre deklaratave krahas meje dhe Kancelares gjermane iu bashkua edhe Presidenti i Perusë. Normalisht një tjetër folës ishte edhe Presidenti i Francës Hollande i cili pritet të jetë organizatorë i mbledhjes së ardhshme në këtë pikë që do të organizohet më 30 nëntor. Duke bërë këto deklarata në Samitin e G20-tës ne do ta marrim në formë më të detajuar në konsideratë këtë temë”.

“Patjetër që këtu Protokolli i Kyoto-s është në rolin e përcaktuesit, ende ka shtet apo shtete që nuk e kanë firmosur këtë Protokoll. Kjo duhet të zgjidhet” tha Erdoğan dhe në vazhdim thotë: “Normalisht që çështja e luhatjes këtu është shumë e rëndësishme. Ka vende që e tejkalojnë këtë standard, ka dhe prej atyre që nuk e tejkalojnë, por ajo që është më e rëndësishme këtu është fakti që kur hedhim një hap për të qenë të suksesshëm në vendet e zhvilluara pak ose ato që janë në zhvillim vendet e zhvilluara duhet të investojnë në mënyrë që vendet në zhvillim të hedhin hapa për pengimin e elementëve që cenojnë ndryshimet klimaterike. Në fakt takimi i Parisit më 30 nëntor është një finale. Në këtë takim këto tema do të diskutohen. Un besoj që përfundimet dhe vendimet që do të dalin nga ky takim do të jenë në gjendje të pengojnë çdo element që kërcënon të ardhmen e botës përsa i përket ndryshimeve klimaterike.

– Programi i Samitit-

Duke u ndalur në programin e Samitit të G20-tës Erdoğan tha se ai është i përcaktuar në një masë të mirë dhe se do të fillojë më 13 nëntor.

Duke vënë në dukje se më 13 nëntor ai do të takohet me Kryeministrin e Japonisë, Shino Abe si kokë më kokë ashtu edhe mes delegacioneve Erdoğan tha: “ “Ky takim do të jetë edhe finalizimi i takimeve tona me Japoninë. Pas këtij takimi përsëri në Antalya më 14 nëntor, ditë kjo e cila është edhe data e fillimit të Samitit do të ketë shumë takime bilaterale me liderë të ndryshëm të cilët pritet të vijnë pak më shpejt në këtë Samit. Natën e 14 nëntorit un do të shtroj edhe një darkë për liderët të cilët do të mund të vijnë deri atëherë. Ndërkohë më 15 nëntor takimi bilateral i parë i imi do të jetë më Obamën. Para këtij takimi do të kem edhe një fjalim për biznesmenët dhe sindikatat. Këto janë punë që do të bëhen gjatë mëngjesit të datës 15-të. Më pas do të fillojmë me takimet bilaterale dhe mes delegacioneve. Madje mund të ketë edhe takime me disa institucione ndërkombëtare. Brenda asaj dite mendoj që do të takohem me pjesën më të madhe të liderëve të ardhur. Do të punoj për tu takuar me të gjithë. Në këtë kuadër ka pika të përcaktuara, por ka dhe pika të pa përcaktuara. Mendoj që këto mund të qartësohen gjatë mbledhjes aty, por si një organizator mendoj që do të bëhen takime të niveleve më të larta”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan falënderoi Anadolu Agency për interesin e treguar ndaj kësaj teme.

Ndërkohë fjalës së Hasan Öymez se “si shpërndarës zyrtarë të fotografive të këtij evenimenti në këtë supë edhe në do të shtojmë pak kripë” Erdoğan përgjigjet me fjalët: “Nuk do të jeni kripë në supë, por ju do të jeni vetë supa. Kjo është Anadolu Agency”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button