OEMVP: Raporti i progresit, por Maqedonia shënon regres!

Raporti i progresit për Maqedoninë, edhe këtë vit vërteton qëndrimet dhe fenomenet negative që vazhdimisht ceken nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, rreth keq menaxhimit dhe mosrespektimit të parimeve bazë si nga aspekti ekonomik ashtu dhe nga ai juridik.

Maqedonia si shtet i cili aspiron ti bashkengjitet familjes evropiane, me këto shkallë të ulta të rritjes ekonomike, me këtë borxh publik alarmant për ekonomi të vogla si e jona, me investime selektive duket se edhe gjatë kohë nuk do ti afrohet aspiratës së saj, thekson OEMVP, transmeton Portalb.mk.

“OEMVP ndalet vetëm tek aspektet ekonomike të nënvizuara edhe në raportin e progresit, gjegjësisht regresit që shënon Maqedonia në sferën e rritjes të borxhit publik, rritjen e pagave në sektorin publik, favorizimin e kompanive të huaja në disfavor të kompanive vendore, shpenzimet publike të pa planifikuara mirë apo të deleguara në fusha jo aq prioritare për vendin tonë, diciplinën financiare, mungesën e transparencës në menaxhimin e financave publike, shkallën e lartë të ekonomisë joformale, konkurrencën jo lojale dhe shumë çështje tjera. Si entitet përfaqësues i interesave të biznesit do vazhdojmë të ngrejmë këtë çështje në forma të ndryshme, derisa përfundimisht të zgjohen gjithë aktorët relevant dhe të ndërmarrin veprime konkrete, jo për hir të një raporti të jashtëm por për interesat afatgjate të vendit.” thonë nga OEMVP.

Ky raport, rithekson edhe fenomenin negativ të ndryshimit të shpeshtë të ligjeve, mungesën e procedurës për konsultim me palët që i tangojnë përfshirë këtu edhe komunitetin e biznesit, përkatësisht pasiguria juridike që krijohet tek sektori privat dhe problemet pasuese në menaxhimin efikas dhe zbatimin e mirfilltë të dispozitave përkatëse. Aq më shumë kur kemi edhe ligje që janë disfavorizuese për kompanitë e vogla siç është shembulli me ligjin për diciplinë financiare, thekson OEMVP.

Promovimi i Investimeve të huaja, vazhdon të jetë theks i qeveritarëve, duke anashkaluar kompanitë vendore, si dhe bashkëpunimi i dobët me biznesin vendor duke mos Ju ofruar shumë zgjidhje dhe duke ju pamundësuar krijimin e vendeve të reja të punës, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria propagandon me programet e saja numra të të rinjve që punësohen nëpër zonat e lira ekonomike, duke folur vetëm për shifra numëruese dhe jo ato të rëndësishmet, siç janë pagat që i marrin këtë të punësuar, ekspertizën që fitojnë duke punuar nëpër këto kompani si dhe sa prej tyre janë realisht nga përqindja e të punësuarve apo janë vetëm bartje e personave të punësuar më parë, sepse realisht mund të kemi situatë të numërimit të dyfishtë të punësimeve. Vlerësojmë dhe përshëndesim faktin që Maqedonia ende arrin të mban rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarsim në BE dhe ky fakt nuk duhet të krijon optimizëm të pavend por duhet rreth atij të nisin të punojnë në përmirësimin e gjitha aspekteve negative të cekura në raport. ” thonë nga OEMVP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button