Ahmeti: BDI ka vepruar duke patur parasysh interesat afatgjatë të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Shkup Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Zonjën Christine Althauser.

Ahmeti dhe diplomati gjerman Reichel diskutuan hapur mbi krizën politike në Maqedoni si dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmirrën në muajt në vijim. U diskutua edhe për integrimin EuroAtlantik dhe ndihmesën Gjermane për tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjtë, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

” BDI është angazhuar në vazhdimësi për siguri dhe stabilitet politik, prandaj edhe ka zgjedhur që ti prijë zgjidhjes së krizës, e jo ta thellojë atë duke menduar vetëm për interesat e ngushtë partiak.  Duke vlerësuar që përkrahja ndërkombëtare për integrimin e vendit në NATO dhe BE bëhet vetëm nëpërmjet të përmbylljes së krizës dhe reformave sistemore, BDI ka vepruar duke patur parasysh interesat afatgjatë të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në vend.Prandaj, roli i Gjermanisë është kyç në drejtim të përmbylljes së kontesteve me fqinjtë dhe Kryetari Ahmeti ftoi Berlinin zyrtar që të mos kursejë angazhimin e vet për ta integruar vendin dhe rajonin në Bruksel.” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti nënvizoi bindjen që zgjedhjet e ardhshme do të janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe që qytetarët do të vlerësojnë pozitivisht veprimtarinë e matur të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button