Sonte në Tetovë, dialog me Paskal Milon për librin e tij më të ri

Në Galerinë e arteve në Tetovë, adhuruesit e diplomacisë dhe librit sonte do të kenë mundësi të ndjekin në një dialog Paskal, Milon për librin e tij më të ri “Politika e Jashtme e Shqipërisë 1”. 

Autori ka arritur të qëmtojë fakte të reja e detaje në dokumentacionin arkivor të pabotuar të huaj e shqiptar, për ta paraqitur në një dimension sa më realist dhe sa më afër së vërtetës, procesin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të portretizojë figurat historike dhe kontributet e tyre në kompleksi tetin e tyre dhe për t’i zbuluar me gjithë dritëhijet, me meritat dhe dobësitë.

Është e natyrshme që autori të përqendrohet në figurën e Ismailit Qemalit, si personaliteti kryesor i Shpalljes së Pavarësisë dhe i Qeverisë së Përkohshme të kryesuar prej tij. Është jashtë çdo dyshimi se Qeveria e Ismail Qemalit nuk i kishte mjetet dhe mundësitë për të dalë në marrëdhëniet ndërkombëtare si palë, si subjekt. Kishte fushëveprimi  tepër të ngushtë, aq më tepër që Fuqitë e Mëdha nuk e njihnin qeverinë. Megjithatë, në Vlorë ndodheshin përfaqësuesit e dy Fuqive në rang konsullate
Libri “Politika e Jashtme e Shqipërisë” është  një vepër me vlera historike thotë Prof. Arben Puto. 

“Në këtë libër do të diskutojnë personalitete të jetës politike dhe kulturore e arsimore të shqiptarëve të Maqedonisë”  thotë profesor Arsim Sinani nga Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime Ballkanike.

Paskal Milo është një personalitet i njohur për aktivitetin e tij intensiv në politikë.  Kjo nuk e ka penguar të angazhohet me sukses deri tani edhe në shkencë.  
Adhuruesit e librit sonte do të mund që të bashkëbisedojnë në këtë temë me autorin dhe po ashtu do të kenë mundësi që ta blejnë këtë libër të rëndësishëm. Aktiviteti  organizohet nga qendra për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime ballkanike në bashkëpunim me bibliotekën e Tetovës dhe mbështetur nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button