Diplomat e falsifikura lajm kryesor në mediat italiane

Mediat italiane sot janë përfshirë nga lajmi i falsifikimit të diplomave të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Gazeta prestigjioze “Repubblica” shkruan për ngjarjen sesi shtetas Italian kishin blerë diploma dhe vërtetime falso për kryerjen e fakultetit të mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe vërtetime për kryerjen e provimit profesional për stomatologji para Komisionit shtetëror në Shkup. 

Sipas mediave italiane, M.O, organizatori i falsifikimeve nga fshati Sellcë i Tetovës kishte marrë nga 25 mijë euro për çdo diplomë dhe vërtetim. Më tej shkruhet se në shtëpinë e tij janë gjetur materiale tjera të falsifikuara.

 Akti kriminal është transmetuar edhe nga agjencia e lajmeve ANSA, gazeta Corriere Della Sera dhe media tjera, përfshirë edhe Euronews në italisht. 

 Sipas tyre, menjëherë pas arrestimit të tij janë informuar autoritetet italiane, të cilët kanë nisur hetimet dhe ndalimin e personave të dyshuar me diploma false të USHT-së. 

Falsifikuesi kishte arritur që tre diploma dhe vërtetime ti noterizojë pranë një noterie në Tetovë, e cila më pas ka shfaqur dyshimet dhe ka bllokuar procedurën.  

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski ka theksuar se janë zgjeruar hetimet mbi diplomat e falsifikuara të USHT-së. Ndërkohë, lidhur me këtë akt kriminal dje ka reaguar edhe rektori i këtij universiteti Vullnet Ameti.

Lajme të ngjashme

Back to top button