Funksionarë të BDI-së vizituan kompanitë e produkteve të mishit në Saraj

Funksionarë të BDI-së sot vizituan kompanitë për prodhimin e produkteve të mishit “VILAN” dhe “TI AMO” që funksionojnë në Komunën e Sarajit. Delegacioni ishte i udhëhequr nga ministri i ekonomisë, Bekim Neziri, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësuesi i vetëqeverisjes lokale, Lirim Shabani, Sekretari shtetëror në ministrinë e bujqësisë, Besir Jashari, dhe funksionarë të tjerë.

Delegacioni u njoftuan me veprimtarinë e këtyre dy kompanive por edhe me problemet me të cilat ballafaqohen ato duke shqyrtuar mundësitë edhe për tejkalimin e të njëjtave.

Neziri rikujtoi këto dy kompani që të aplikojnë për shfrytëzimin e subvencioneve të ndryshme që ndahen nga shteti për këto lloje biznesi.

Në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë thuhet se: “Këto vizita që iu bëhen kompanive të ndryshme gjithandej nëpër komunat shqiptare, duhet të kuptohen vetëm si një tregues se zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë janë ndër prioritet kryesore të Qeverisë, por edhe BDI-së. Do të vazhdojmë ti inkurajojmë edhe më tej këto kompani që përmes subvencioneve dhe investimeve, por edhe me ndihmën tonë, t’i zgjerojnë kapacitet prodhuese, duke iu përshtatur kërkesave bashkëkohore në industrinë e mishit. Përmes zgjerimit të kapaciteteve, njëherit do të hapen edhe mundësi për vende të reja të punës, për të krijuar një ambient me mirëqenie më të mirë ekonomike dhe sociale për shumë familje shqiptare.” – citohet të ketë thënë Neziri në këtë takim.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button