Mediat e huaja zbulojnë vajzën e Putinit

“The Guardian” ka publikuar disa fotografi të Catherine Vladimironva që mendohet të jetë vajza e presidentit rus Vladimir Putin, por që fshihet nën një emër tjetër të rrejshëm, Tikhanova.

Identiteti i vajës së Putinit për shumë vite është mbajtur sekret. “Reuters” ka raportuar se identiteti i saj është zbuluar gjatë një interviste me zëvendësdrejtorin e “Gazprombanke”, i cili e konfirmoi këtë për mediat, transmeton arbresh.info.

Siç mund ta shihni në fotografi, Katherinë duket si nëna e saj Ludmilla, nga e cila Putini është divorcuar në vitin 2004. Tani Catherin punon në Universitetin e Moskës, dhe e udhëheq projektin “Inopraktika” që ndihmon shkencëtarët e rinj.

“E di që është vajza e Putinit. E njoh atë që nga fëmijëria. Pa marrë parasysh lidhjeve të saj familjare, ne kemi vendosur të përkrahim projektet e saj në Universitetin e Moskës”, ka thënë Akimov për Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button