Grupet e punës kanë vijuar sot konsultimet me përfaqësuesit e mediave

Përfaqësues të partvie politike dëgjuan sot vërejtjet dhe sugjerimet e drejtuesve të Agjencionit për media, servisit publik dhe Shoqatës së gazetarëve për përmirësimin e veprimtarisë mediatike në vend. Por takimi i mbajtur në klubin e deputetëve kishte kaluar në atmosferë të tensionuar, ndërsa nuk kishin munguar as etiketimet në baza partiake ndaj të ftuarve. Përfaqësuesi i SHGM-së në Agjencionin e mediave ka propozuar gjatë këtij takimi ndryshime në ligjin e ri për veprimtari audio dhe audio vizuele, njofton Alsat M.

Për nevojën e përmirësimit të kushteve dhe klimës mediatike në Maqedoni ka folur sot edhe kreu i SHGM-së, Naser Selmani.

“Brukseli qartë dhe padyshim thotë se liria e mediave në Maqedoni shënon regres, shkak për këtë është dhuna ndaj gazetarëve, ndikimi direkt dhe indirekt të Qeverisë në politikën redaktuese të mediave përmes reklamimit jotransparent qeveritarë deri te RTVM-ja e varur dhe rregullatori i varur.”, tha Naser Selmani, SHGM.

Debati pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, prej ku pritet të dalin edhe propozime konkrete për ndryshime ligjore në sferën e mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button