Rusia e gatshme për tubacionin e “Rrjedhës Turke”

“Rusia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë negociatat për tubacionin e gazit natyror të “Rrjedhës Turke”, deklaroi të enjten ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak, raporton Anadolu Agency.

“Në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për Rrjedhën Turke, në po presim që pas zgjedhjeve të nëntorit qeveria e Turqisë të bëjë emërimin e zyrtarëve të rinj nga ana e qeverisë së saj”, citohet të ketë thënë Novak, transmeton agjencia e lajmeve e Rusisë, “RIA Novosti”.

Duke theksuar se kalendari ende nuk është përpiluar nga shkaku i mungesës së një marrëveshjeje qeveritare Turqi-Rusi, Novak tha: “Ne jemi gati, po presim palën turke”.

“Rrjedha Turke” më konkretisht projekti i gazit natyror ngërthen në vete ndërtimin e një tubacioni me dy paralele nga Rusia në Turqi nëpërmjet Detit të Zi.

Turqia do të ndërtojë 265 kilometra të tubacionit që kalon nëpër kufijtë e saj ndërsa seksioni nën Detin e Zi do të ndërtohet nga Rusia.

Gazi i cili do të dalë nga vija e parë është i paraparë për tregun e brendshëm të Turqisë ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet Greqisë do të shkojë në destinacionet tjera të planifikuara.

Ishte planikukuar që projekti të nisë në vitin 2015 mirëpo projekti ende është në fazë të bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button