Jovanovski: De Fakto Maqedonia nuk ka rekomandim për anëtarësim

Legjislacioni i Maqedonisë është i harmonizuar me të drejtën e Bashkimi Evropian, por ajo që mungon është zbatimi i saj, deklaroi Aleksandar Jovanovski nga “Instituti për politika evropiane” në paraqitjen e të djeshme në emisionin “10 Minuta”. I gjithë raporti, potencon Jovanovski ndodhet nën hije të kritereve politike.

Nga nota 5, Maqedonia mori 2,3, gjë që tregon se akoma mbetet shumë punë për t’u bërë në rrugën e euro-integrimit. Një pjesë e probleme, për të cilat foli Jovanovski ishin edhe mungesa e një konsultimi dhe debati të gjerë për sjelljen të ligjeve dhe sjellja e shpejtë e ligjeve në Kuvend. Kjo, thotë ai, sa i takon cilësisë së ligjeve, i bën ato diskutabile.

Jovanovski është decid se retorika në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë është kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button