Truke të thjeshta

[Recension: Gazetari partiak aktron luftë për medie të pavarura]

Njëri nga veprimet më të shpeshta të gazetarëve që nuk kanë kapacitet për gazetari të drejtë dhe etike është që mungesën e argumenteve ta zëvendësojnë me sulme ndaj njerëzve që në njëfarë mënyre janë pjesë e tregimeve mediatike. Edhe në këtë tekst që e recensojmë kemi një rast të tillë.

11102015-NetPres-001Аrgumente që rijnë pezull në ajër, pa themel. Edhe atë vetëm për shkak se dikush ndonjëherë ka qenë gazetar, e tani është politikan. Sikur më nuk guxon të futet në debat për gjendjet në medie ose të hapë çështje për gjendjet në gazetarinë tonë. Së paku të kishte një argument të vetëm. Mirëpo, kush mërzitet për argumentet.

Prandaj, një detyrë shumë e zakonshme siç është raporti gazetaresk për rezutin e punës së delegacioneve partiake për çështjet e medieve, si pjesë e Marrëveshjeve të Përzhinos dhe rekomandimeve të raportit të Pribes, është shndërruar në një storje të anshme, ad-hominem sulmuese. Në tentimin për ta realizuar këtë pozicion jogazetaresk, autorët e kësaj përmbajtjeje e kanë humbur temën dhe qëllimin kryesor.

Kush e di, ndoshta qëllimi ka qenë mu kjo që e shohim para nesh. Mirëpo, kjo nuk është gazetari që përkon me standardet profesionale dhe kodet etike.

11102015-NetPres-002Linku deri te artikulli origjinal: Gazetari partiak aktron luftë për medie të pavarura

Data dhe koha e publikimit: 09.11.2015

Data e recensionit: 10.11.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Edhe së paku dy nene të Kodit të gazetarëve janë shkelur në këtë “vepër gazetareske”. Si e para, është shumë e qartë anshmëria politike, ndërsa neni 14 i “kushtetutës” së gazetarëve thotë:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Kur nuk ka distancë profesionale shumë lehtë shkilen edhe parimet e tjera të Kodit. Në rastin tonë ai është neni 16:

11102015-NetPres-003Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me individët, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

“Qërimi i hesapeve me individët” është një përshkrim shumë i qartë dhe preciz i asaj që e kemi para nesh kur e lexojmë këtë përmbajtje gazetareske.

Në fund, për një veprim që nuk është i paraparë për vlerësim në bazë të Метоdologjisë për verifikimin e fakteve në medie, për trukun që një tekst i njëjtë të ndahet në më tepër pjesë që të fitohen më tepër klikime. Asnjë portal serioz informativ nuk e bën këtë. Shumë e thjeshtë dhe e tejdukshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button