Argjentinë-Brazili, dueli i milionave

Futbolli për ta nuk është thjeshtë një lojë, pasi Argjentina dhe Brazili janë dy prej industrive më të mëdha të futbollit në Botë dhe këtë gjë e vërteton mësëmiri vlera që kanë lojtarët e këtyre dy kombëtareve në treg. Kur ndodhemi përpara një tjetri dueli titanësh mes tyre u hedhim një sy vlerës që kanë futbollistët e grumbulluar nga trajnerët respektivë për ndeshjen e kësaj të Enjteje në merkato. 380 milionë është vlera në treg e 24 futbollistëve që ka në dispozicion trajneri i La Selecion, Tata Martino në këtë sfidë pa përfshirë këtu Carlos Tevez-in, i cili u largua me parametër zero nga Juventusi te Boca gjatë kësaj vere.

Duelin e përfaqësues më të shtrenjtë në merkato mes dy gjigandëve amerikano-jugorë e fiton Brazili, pasi vlera e futbollistëve që ka grumbulluar Dunga kap shifrën e 428 milionë Eurove. Megjithatë kjo ka ndodhur për vetë faktin se Argjentina nuk ka të gatshëm për këtë ndeshje dy yjet e saj Lionel Messin dhe Sergion Agueron. Lojtari i Barcelonës vlen 120 milionë Euro në treg, ndërsa sulmuesi i Manchester City-it, 60 milionë Euro.

Për momentin lojtari me vlerën më të lartë në merkato nga ata që kanë në dispozicion të dy trajnerët është Neymar, kartoni i të cilit kap shifrën e 80 milionë Eurove. Të gjithë sytë e Brazilit të Enjten në mbrëmje janë pikërisht tek ai, Neymar Jr. Ylli i Barcelonës, i cili është sërish në dispozicion të Selecaos pas 4 ndeshjeve skualifikim. Te Argjentina dy lojtarët më të shtrenjtë dhe që do të mundohen të marrin për dore përfaqësuesen Albiceleste në këtë ndeshje janë Angel Di Maria dhe Gonzalo Higuain. I pari vlerësohet 50 milionë Euro ndërsa sulmuesi i Napolit 47 milionë Euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button