Ahmeti mori pjesë në hapjen e thertores “Nuro-Kompani” në Bogovinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot  ka marrë pjesë në hapjen e thertores “Nuro Kompani” në fshatin Kamjan- Komuna e Bogovinës. Në hapjen e kësaj thertore kanë marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Shef i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe ministër i Arsimit, Abdilaqim Ademi, ministri i ekologjisë Nurhan Izairi, sekretari shtetëror në ministrin e Bujqësisë, Besir Jashari si dhe funksionarë tjerë.

“Është kënaqësi kur promovon kapitalizëm materializim të ideve dhe  hapjen e  vendeve të reja të punës. Modernizimi i kësaj kompanie është me standarde evropiane dhe njëherë i uroj punë të mbarë dhe suksese në punë. Kjo kompani dhe të gjitha projektet e këtilla e kanë përkrahjen e institucioneve të vendit, dhe  ne shpresojmë që edhe më tutje të  kapitalizohen vepra të tilla”, tha kryetari Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button