Si duket truri gjatë ushtrimeve fizike?

Ekzistojnë programe për ushtrimin e trurit, për përmirësimin e kujtesës dhe rritjes së vëmendjes dhe përqëndrimit. Sigurisht keni parë programe dhe faqe të internetit që janë krijuar për përmirësimin e aftësive kognitive, dhe ndoshta keni provuar ndonjë.Këto programe ndoshta janë efektive, por shumë hulumtime tregojnë që ushtrimet fizike, në vend të atyre mendore, munden dukshëm ti përmirësojnë aftësitë kognitive tek njeriu, që nga fëmijëria e deri në pleqëri.

Ushtrimi shkakton krijimin e proteinës që ndihmon zhvillimin e qelizave ekzistuese në tru dhe krijimin e qelizave të reja.

Ndoshta pyesni veten se cila është doza e duhur e ushtrimit për trurin tuaj? Shkenca nuk ka përgjigje të saktë për këtë, por një hulumtim i ri tregon që pak ushtrim mund të japë rezultate pozitive. Madje edhe 20-25 minuta ecje në javë mund të ndikojë mirë tek truri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button