Një pije energjike në ditë, rrit rrezikun për sëmundje të zemrës

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm një pije energjike në ditë, rritë rrezikun për sëmundje të zemrës, tek adoleshentët e rinj.

Kjo pije ndikon në të njëjtën kohë në hormonet e stresit dhe tek presioni i gjakut, transmeton Telegrafi.

Pija energjike “Rockstar”, që është më e shitura në Shtete të Bashkuara, nxitë hormonin e quajtur noradrenaline për 74 për qind.

Krahasuar me pijes falso, ky hormon ngritët për 31 për qind që është ende një numër i lartë.

Noradrenalina – zakonisht lirohet në kohë stresi – nxitë presionin e gjakut dhe mundësinë e zemrës që të kontraktohet, duke zgjuar dhe rritur vigjilencën e trurit.

Këto ndryshime, bëjnë që adoleshentët e rinj të kenë probleme në zemrën, të cilat i përcjellin tërë jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button