Me dhjetëra shitore të mbyllura në Dibër nga Inspektorët e tregut

Deri më tani janë mbyllur afër tridhjetë  shitore që për dibranët është numër shumë i madh duke pasur parasysh faktin se Dibra  është vend i vogël dhe me  shumë pak banorë.

Inspektorati i tregut vazhdon me masat  rigoroze  nëpër  kompani me produkte ushqimore, shitore te vogla  dhe kafene të shumta nëpër Dibër. Pjesa dërmuese e shitoreve janë të mbyllura nga ana e tyre duke i dënuar nga 1000-4000 euro, krejt kjo varet nga mungesa e tyre që posedojnë në bizneset e tyre.

Dibra dhe dibranët po habiten me reformat e këtilla ligjore , tejet të rënda por duke pasur  parasysh faktin se inspektorët e treguat janë nga vendet e tjera si Shkupi, Tetova, Vallandova, Kumanova etj, të njëjtët paraqiten si myshteri të dyqaneve dhe kapin në flagrancë   mangësitë e tyre, si karta fiskale, licenca për alkool, posedimi i monedhave të huaja në arkë etj.

Deri më tani janë mbyllur afër tridhjetë  shitore që për dibranët është numër shumë i madh duke pasur parasysh faktin se Dibra  është vend i vogël dhe me  shumë pak banorë.

“Para tre ditëve e mbyllën  firmën time sepse nuk kisha letër fiskale dhe punonjësi im nuk ishte i siguruar. Jam i dënuar në vlerë prej 2400 euro për të gjitha mangësitë dhe nuk kam të drejtë t’a hapi shitoren tre javë. Ligji është ligj, e kam të qartë , por habitem pse pikërisht këta inspektorë janë nga vendet e tjera , kur ne kemi inspektorët tonë, theksoi B.U nga Dibra, pronar i një shitore ushqimore.

Inspektorët e bëjnë blombimin e dyerve që në rast se pronari e hapën përsëri shitoren i njëjti të dënohet dyfish me shumë parash.  

Lajme të ngjashme

Back to top button