Meta: Progresraporti shumë pozitiv

Pas takimit të zhvilluar pasditen e së martës me shefen e misionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila dorëzoi edhe progresraportin e Komisionit Europian, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur me vlerësime mbi këtë progresraport, si dhe premton ecjen sa më shpejt drejt përmbylljes së dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, kjo e fundit kërkesë kyç për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“E mirëpresim në përgjithësi këtë progres raporti të Komisionit Europian, sidomos për vlerësimin kyç për progresin e qëndrueshëm në që është bërë në drejtim të avancimit të 5 prioriteteve ky?”.

“Njëkohësisht duhet të shpreh kënaqësinë për vlerësimet pozitive që bëhen në drejtim të punës së Parlamentit për sa i takon funksionimit të tij dhe transparencës në procesin ligjvënës, si dhe rolit të Parlamentit për monitorimin e institucioneve të pavarura dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile”.

“Do të kemi në konsideratë të gjitha sugjerimet, që jepen për të rritur kapacitetet e Kuvendit të Shqipërisë dhe për një ekspertizë edhe më të kualifikuar të shërbimeve të Kuvendit për të ndihmuar në procesin ligjbërës”.

“Natyrisht që mbetet e rëndësishme për të ardhmen dhe për çeljen e negociatave, të ecim sa më shpejt për të mbyllur procesin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, e cila do të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për të forcuar sundimin e ligjit në vend, jo vetëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por edhe për të përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe për të nxitur investimet e huaja në vendin tonë”, ka deklaruar Meta, njofton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button