Kritikat dhe lëvdatat e KE-së në raportet e vendeve të rajonit

Pas publikimit të Raportit të Komisioni Evropian me një muaj vonesë vërehet se të gjithë vendet e rajonit kanë marrë më shumë kritika se sa lavdërime. Kritika më të ashpra janë raportuar për Turqinë kurse Kosova është cilësuar si në fillim të rrugës së saj.

Kosova

Në Raportin e Kosovës thuhet se: Kosova ka shënuar përparim kurse Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është një hap i saj drejt integrimeve evropiane. Por edhe përskaj përparimeve, Kosova është vetëm në fillim të rrugës.

Nga kriteret politike është vërejtur se vendi ka përmbushur dy kushte të rëndësishme: parlamenti miratoi amendamente kushtetuese për të lejuar formimin e një gjykate speciale dhe ka konfirmuar aderimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por duhet të gjendet zgjidhje për pengimin e punës së parlamentit nga opozita.

Shumë institucione të pavarura dhe organe rregullatore nuk janë funksionale. Duhet të përmirësojë përgjegjshmërinë dhe efikasitetin e administratës publike. Politika ndërhyn në gjyqësor dhe duhet domosdoshmërisht të çohet përpara lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni bën thirrje që Kosova të vazhdojë të zbatojë programin e reformave ekonomike. Gjithashtu liston problemet si papunësinë e lartë, prodhim i dobët, konkurrencën e pamjaftueshme ndërkombëtare, ndërhyrje të tepruar politike në ekonomi.

Shqipëria

Shqipëria ka arritur përparim të qëndrueshëm në zbatimin e reformave, por për të filluar negociatat për anëtarësim në BE duhet të përfundojë reformën që siguron sundimin e ligjit. Komisioni Evropian kërkon hetime për rastet e korrupsionit dhe krimit.

BE-ja i kërkoi Shqipërisë mbrojtje më të madhe të të drejtave themeloret të njeriut dhe me konkretisht të drejtës së pronës.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Shqipërinë thotë se është me rëndësi thelbësore dialogu ndërmjet partive politike. Në raport kërkohet përmirësimi i mëtejshëm i administratës publike dhe i kontrollit mbi shpenzimin e fondeve buxhetore nga ana e autoriteteve lokale.

Shqipëria është e nevojshme të kryej ndryshime thelbësore në legjislacion për përshtatjen e tij me të drejtën evropiane.

Turqia

Komisioni Evropian u tregua kritik veçanërisht ndaj Turqisë për ngadalësim të reformave për dallim nga viti i kaluar.

Sipas Raportit të KE-së, Turqia është pas sa i takon zbatimit të të drejtave themelore demokratike si liria e shprehjes dhe organizime mbledhjesh publike. Vërehet një jotolerancë e madhe sa i takon protestimit publik. KE thekson një trend negative në respektimin dhe qeverisjen e së drejtës edhe të drejtave themelore. Gjithashtu është konstatuar mungesa e luftimit të korrupsionit për të cilën thuhet se është shumë e përhapur përderisa numri i investigimeve, ndjekjeve penale dhe gjykimeve ka rënë. Thuhet se Turqia ka ngecur në ndërtimin e gjyqësorit të pavarur. KE shprehet e shqetësuar edhe për gjendjen e mediumeve, proceset gjyqësore kundër gazetarëve, autorëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Turqia është lavdëruar për tentativën e vazhdueshme të Ankarasë për të pranuar refugjatë nga Siria dhe integrimin e tyre.

Mali i Zi

Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Mali i Zi duhet të vazhdojë të përparojë në zbatimin e standardeve politike dhe ekonomike. Ky shtet ka përmirësuar aftësinë e tij për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në BE, thotë raporti. Progres është arritur në sajë të sundimit të ligjit dhe forcimin e kornizës ligjore dhe institucionale. Por, mbetet të përforcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Sistemi gjyqësor i Malit të Zi është mesatarisht gati, vendi ka arritur një shkallë gatishmërie për luftë kundër korrupsionit.” – tha Han.

Komisioni i BE-së shprehu shqetësimin mbi situatën me lirinë e shprehjes dhe mediave, edhe pse, sulmet dhe presionet ndaj medias janë ulur na krahasim me të kaluarën.

Serbia

Komisioni Evropian vlerëson se Serbia vazhdon të përparojë sa i takon standardeve politike dhe ekonomike. KE kërkon reforma të vazhdueshme ekonomike dhe strukturore, duke përfshirë reformën e administratës publike dhe menaxhimit ekonomik. Nga Serbia është kërkuar që të forcojë besueshmërinë në sektorin e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe lirinë e shprehjes.

Bosnja dhe Hercegovina

Sipas Komisionit Evropian, Bosnja dhe Hercegovina janë mbrapa në rrugën e reformave dhe shënojnë ngecje në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ky shtet ka treguar vullnet me miratimin e agjendës së reformave në korrik. Por ka nevojë për përparim konkret në zbatimin e kësaj agjende, që është një parakusht që BE të konsiderojë kërkesën e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button