Maqedoni, partitë politike në Maqedoni komentojnë raportin e ri të Komisionit Evropian

Me kritika, por të kënaqura që ende kemi njëfarë rekomandimi, partitë politike në Maqedoni e kanë komentuar raportin e ri të Komisionit Evropian për vendin.

Për BDI-në raporti është një dokument objektiv dhe i njëjti do të shërbejë në zbatimin e reformave të mëtutjeshme në procesin e integrimit evropian.

“Ky rekomandim nënkupton vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes politike dhe progresin thelbësor në zbatimin e reformave urgjente prioritare. Gjithashtu, vëmendje e veçantë në të ardhmen do t’i kushtohet përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike duke përfshirë edhe Analizën e Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Marrëdhëniet ndër-fqinjësore duhet të promovohen në vazhdimësi duke përfshirë edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, veçanërisht duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit.”thuhet në kumtesën e BDI.

“Maqedonia përsëri mori raport me rekomandim dhe ky është një raport që garanton se ky shtet ka kapacitet që me sukses ta ruaj rekomandimin, por fatkeqësisht këshilli evropian nuk mendoj se ka kapacitet që këtë rekomandim ta shndërroj në vendim për ti filluar negociatat. Maqedonia vazhdon përpara edhe përkundër përpjekjeve të LSDM-së që ta fus në krizë politike të cilën e krijoj para disa muajve Zoran Zaev dhe kolegia e saj Sheqerinska”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

“Përfaqësues të lartë dhe anëtarë të Qeverisë e kanë keqpërdorur fuqinë e tyre në të gjitha sferat. Gjyqësi, media, procesin zgjedhorë, trupat rregullatorë. Ka drejtësi selektive, korrupsion të shpërndarë gjithandej, kërcënime mbi gazetarët, shqetësim serioz për politikën redaktuese të servisit publik TVM. Prandaj realizimi I Marrëveshjes së Përzhinos tanimë nuk është pritje vetëm e qytetarëve të Maqedonisë, por kusht që Komisioni Evropian, që të rruhet rekomandimi”, u shpreh Radmilla Sheqerinska, LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button