“Lista e zezë” e meshkujve me të cilët nuk duhet të lidheni

Një pjese e çifteve formohen gjate studimeve, ne pune apo fale njohjes se miqve. Megjithatë ka disa persona me te cilët nuk duhet te krijoni një lidhje. Ja cilët janë ata.

Personat te cilët duhet t’i shmangni për te krijuar një lidhje:

•    Koleget. E mira është qe ne pune te mos përzihet asnjëherë jeta private me atë profesionale. Nëse me pas  diçka nuk shkon mire, fjalët do qarkullojnë neper zyra dhe mund t’i prishni imazhin vetes.
•    Vëllain e shoqes se ngushte. Nëse nuk doni te prishni miqësinë me shoqen tuaj nuk duhet te krijoni një lidhje me te vëllain. Disa mund te mendojnë se i keni tradhtuar dhe do ju largojnë nga vetja. Imagjinoni me pas sikur gjerat me personin qe do lidhni te mos shkojnë mire, si do e mbani serish miqësinë me shoqen?
•    Ish te dashurin e motrës. Edhe sikur te ketë sytë e Bradley Cooper-it, pamjen seksi te Ryan Gosling apo trupin e Gabriel Garko-s, ju nuk duhet ta prekni atë. Diçka nuk ka qene mire qe motra juaj është ndare kështu qe mos e bëni atë te vuaje me tepër.
•    Komshiun. Është i bukur, i sjellshëm dhe joshës? Sido qe te jete duhet ta shmangni. Me mire ruani një marrëdhënie miqësie me te sepse nëse gjerat nuk shkojnë mire do ndiheni gjithë kohës ne siklet kur ta ndeshni neper shkalle.
•    Mikun me te mire te babait. Përveç diferencës se moshës ka dhe te tjera arsye për te cilat nuk duhet t’i hidhni sytë tek ai. Ne këtë mënyrë do prishnit marrëdhënien jo vetëm me familjen e tij, por nga ana tjetër për babanë tuaj do ishte një zhgënjim i thelle. Nuk mund ta ndërtoni lumturinë mbi vuajtjet e te tjerëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button