“Talentiumi” edhe këtë vit me të rinjtë e Kumanovës

Të shtunën Forumi Rinor Islam- Dega Kumanovë prezentoi projektin “Talentium”, për vitin akademik 2015/2016. Ky projekt ka për qëllim trajnimin e të rinjve si dhe avansimin e tyre në sferën e komunikimit, medias dhe fjalimeve motivuese.

Gjatë prezentimit të “Talentiumit” nxënësit e paraqitur u informuan rreth projektit. Ata njëherit plotësuan pyetësorët, për të treguar kështu më shumë për qëllimet e tyre, angazhimet dhe planet rreth profesionit të tyre në të ardhmen.

'Talentium', Kumanovë

Meqë ky është viti i tretë me radhë që FRI zhvillon projektin në fjalë, dy koordinatorët, Xhenis Sulimani dhe Liridon Ismaili vlerësojnë se ky projekt kontribuon në formimin intelektual të të rinjve. Ata sqarojnë për Portalb rëndësinë e projektit dhe arsyet pse të rinjtë duhet të marrin pjesë.

Talentiumi është projekt që ka për synim të nxit lëndën e talentit tek të rinjt. Rinia shqiptare ka kapacitet të bollshëm dhe ka nevojë që diku ta përdorë shkathtësinë që posedon. Në Talentium nxënësit e shkollave të mesme, respektivisht vitet e 3 dhe 4, do ta kenë mundësinë që të ndjekin ligjerata në tre module: komunikim, lidership dhe media. Ata që janë ambicioz dhe duan t’i prijnë proceseve shoqërore duhet ta nxisin talentiumin ne vete, andaj ky është një rast.” -tha Sulimani.

 

 

 

talentium

 

” ‘Talentium’ jo vetëm që do t’iu mundësojë të rinjve të shfaqin talentin që kanë, por do t’iu mundësojë të zbulojnë talentin që nuk janë të vetëdijshëm se e posedojnë brenda vetes. Në ‘Talentium’ nxënësit do të pajisen me shumë njohuri, që do të jetë një përgatitje paraprake jo vetëm për studime por edhe për jetën më tutje. Vlerësoj se është tejet e nevojshme, për të mos thënë e domosdoshme ndjekja e një projekti siç është ‘Talentiumi’.-tha Ismaili.

Sipas koordinatorëve të projektit, për 12 javë me radhë, sa do të mbahen trajnimet, nxënësit do të përfitojnë nga trajnuesit e ndryshëm nga Kumanova dhe qytetet tjera. Poashtu ata do të kenë mundësinë që t’i tregojnë aftësitë e tyre në prezantime, në mësimin interaktiv si dhe punën grupore.

Trajnimet do të mbahen të shtunave me fillim në ora 11:30, në lokalet e FRI-së Kumanovë. Nxënësit e interesuar mund të paraqiten edhe gjatë ditëve në vijim. /Portalb.mk

Kontakt: Liridon Ismaili, Xhenis Sulimani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button