Kanadezja mahnit botën me statusin për Qeverinë: Ministrin e transportit e kemi astronaut!

Pasi që kryeministri i porsazgjedhur kanadez Justin Trudeau emëroi femra në 15 pozita në kabinetin e tij, kurse i pyetur pse i vlen aq shumë barazia gjinore u përgjigj: “Sepse është viti 2015”, bashkëkombësja e tij në facebook i ka bërë një vështrim Qeverisë së re.

Postimi i saj ka mahnitur botën, ndërsa është ndarë mbi 25.000 herë. Anna Phillips, një bllogere e re dhe gazetare që kërkon punë, ka shkruar: “Për herë të parë kanadezët janë krenarë (madje edhe nga pak të vetëkënaqur).

Këto janë faktet: Kemi ministër të ambientit dhe NDRYSHIMEVE KLIMATIKE. Kemi ministër të migracionit, qytetarisë dhe REFUGJATËVE. Kryeministri ynë është një ‘geek’ fanta-shkencor. Ministri ynë i shëndetësisë është vërtet mjek. Ministri ynë i familjes, fëmijëve dhe zhvillimit social është ekonomist i specializuar për varfërinë. Ministrja jonë e shkencës është vërtet shkencëtare (oh, ka fituar dhe Çmimin Nobel).

Ministrja jonë e të drejtave të grave është grua! Ministri ynë i veteranëve është kvardriplegjik ngase ka pësuar në shkëmbim zjarri. Ministri ynë i punësimit, fuqisë punëtore dhe punëtorëve është gjeolog profesionist. Ministri ynë i instituci oneve demokratike është refugjat mysliman. Ministri ynë i sportit dhe personave me vështirësi është sportist paraolimpik.

Ministri ynë i mbrojtjes është hero i luftës, veteran nga Afganistani dhe polic. MINISTRI YNË I TRANSPORTIT ËSHTË, DREQIN!, ASTRONAUT. Gjysma e ministrave tanë janë femra. Gjysma e ministrave tanë janë meshkuj. Dy nga ministrat tanë janë me prejardhje nga ‘popujt e parë’ (Kwakwaka’wakw, Inuit). Tre ministra tanët janë të lindur jashtë Kanadasë (Indi, Afganistan). Dy ministra janë sikë. Të paktën një ministër është mysliman.

Të paktën dy ministra janë ateistë. Një ministre jona lufton me kancerin në gji. Një ministër i yni është në karrocë invalidësh. Një ministër i yni është i verbër. Një ministër i yni është homoseksual i deklaruar. Një ministër i yni është publikisht flokëkuq. Gjithashtu, të dashur, N avdeep Bains ka mustaqe të përsosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button