Neziri: Për bujqit shqiptarë janë ndarë 37 milionë euro subvencione shtetërore

 Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, pjesë e të cilit ishte edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe deputeti Rexhail Ismaili, vizituan Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujëra, ku u pritën nga ana e sekretarit shtetëror, Besir Jashari dhe drejtorët në këtë resor.

Në këtë takim u diskutua për projektet e realizuara në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndër të tjera, u tha se shfrytëzues të subvencioneve gjithnjë e më shumë janë edhe bujqit dhe blegtorët shqiptarë, por edhe kompani dhe ndërmarrja private që udhëhiqen nga shqiptarët. Po kështu u potencua se janë realizuar projekte kapitale, si hidro-sisteme, diga pastrim, sanim dhe ndërtim të kanaleve për ujitje, ujësjellës, kanalizime, rrugë lokale, rrugë malore, riparim të objekteve turistike.

Pas këtij takimi Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri deklaroi se ne këtë sektor vetëm gjatë vitit 2015 janë investuar 150 milion euro nga të cilat 35 milionë euro u ndanë në komunat dhe vendbanimet shqiptare.

Gjatë ditës delagcioni i ushëhequr nga Ministri Neziri vizitoi Kompaninë ‘6 Vëllezërit’ në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, ndërsa takim do të realizon edhe me Organizatën e bujqve të Komunës së Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button